29 Nëntor 2016 - 12:40
Lorinser ka prezantuar dy modelet e saj të modifikuara – Mercedes GLS dhe Smart ForTwo kabrio.
Kjo kompani, për Mercedes GLS ka zgjedhur paketën e re për aerodinamikën (mbrojtësit e rinj, set pragjesh, spoiler i pasmë mbi çati...), maskën e përparme të re, set të rrotave nga alumin me diametër prej 23-inç e me goma 305/30-23, sistemin sporti të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky GLS vjen edhe me paketën e re për modifikimin e interierit (pedalet nga alumini, tepihët e rinj, lëkurë cilësore...), si dhe paketën për përforcimin e motorit në version 350d 4Matic, i cili tani është me kapacitet prej 306 kuajfuqi.
Ndërkaq për Smart ForTwo kabrio, Lorinser ka zgjedhur disa elemente të reja për aerodinamikën, set të ri të rrotave si dhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave.
Paketa e aerodinamikës së këtij ForTwo kabrio, përfshin mbrojtësin e përparmë, pragjet, mbrojtësi i pasmë me difuzer. Po ashtu, ky Smart vjen edhe me amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 17-inç e goma 205/40-17, sistemin e shkarkimit të gazrave me dy tuba, si dhe interier të modifikuar (pedalet nga alumin, tepihët, lëkurë cilësore...).
Gjithashtu, Lorinser ka përforcuar edhe motorin 0.9-litër i cili tani është me kapacitet prej 115 kuajfuqi.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...