Opel së shpejti lanson Crossoverin e ri [foto]

27 Nëntor 2016 - 15:11      

MPV-të janë vetura të mira për familje, por mjaftë është mjaftë, thotë gjiganti gjerman Opel. Crossoveri i saj i ri, Grandland X, do të zëvendësojë modelin Zafira kur do të debutojë vitin e ardhshëm.

Grandland X pritet të jetë më i lartë e më i madh, i cili mund të ngjitet shumë lehtë në rrugët malore, si dhe pritet të vijë me një pamje shumë të mirë.

Dizajni zyrtar i këtij Crossoveri ende nuk është prezantuar, por në këto fotografi shihet pamja e mundshme e tij të cilën e ka ideuar dizajneri i pavaruar i quajtur Remco M, transmeton Koha.net. Nëse disa elemente nga këto fotografi duken të njohura, është për shkak se Grandland X është i bazuar në Peugeot 3008, sepse Opel është në partneritet me PSA qe disa vite prandaj Crossover i ri vjen me platformën EMP2.

Grandland X do të jetë vëlla i madh i Crossland X, me 7 ulëse në vend të 5. Kështu që, duket se Remco M me këto fotografi është bazuar në modelin 5008. Por të dy këto modele franceze duken aq shumë të ngjashme në dizajn saqë disa mund të kenë vështirësi që t’i dallojnë.

Siç dihet për momentin, Grandland X së pari do të jetë veturë familjare dhe së dyti një veturë për të gjitha terrenet. Ai do të ofrohet kryesisht me sistemin e tërheqjes vetëm në rrotat e përparme. Në fakt, Peugeot 3008 do të ketë vetëm versionet me sistemin e tërheqjes në rrotat e përparme për vitin e ardhshëm ose edhe më vonë.

Sa i përket motorit, Grandland X do të ofrohet me këta motorë: 1.5-litër Turbo i huazuar nga modeli Buick, 1.6-litër CDTI Turbo dizel i huazuar nga Astra K hatchback kompakt, si dhe disa motorë me 2.0-litër.

“Emri Opel Grandland X qëndron për një tip aventuresk i cili është gjithmonë i përgatitur për të eksploruar diçka të re – si një mjedis urban ashtu edhe atë rural. Crossoveri ynë i ri duket fantastik dhe do të ndihmojë që të tërheqë konsumatorë të rinj të brendit Opel”, ka thënë kreu i marketingut të Opelit,Tina Müller.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...