26 Nëntor 2016 - 20:30
Maybach S 650 kabrio është ndërtuar duke u bazuar në Mercedes S-Class kabrio, si dhe vjen me seri të kufizuar në vetëm 300 njësi, transmeton Koha.net.
Ndërkohë, dizajneri i pavaruar i njohur me emrin X-Tom Design ka publikuar disa fotografi përmes të cilave ai shfaq pamjen e mundshme të Maybach S 650 në version Coupe.
Sikurse S 650 kabrio, ashtu edhe S 650 Coupe mund të vijë me disa detaje stilistike (mbrojtësi i përparmë i ristilizuar, disa thekse nga kromi...), etiketa “Maybach”, rrotat speciale me diametër prej 20-inç, si dhe interier luksoz.
Nën kapak, mund të gjendet motori i njëjtë sikurse tek S 650 kabrio, 6.0-litër V12 Bi-Turbo me kapacitet prej 630 kuajfuqi.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...