27 Nëntor 2016 - 09:20
Volvo patentoi këtë rrip të sigurisë në vitin 1959 dhe deri tani nuk ka pas përditësim më të rëndësishëm në interierin e automobilit, sa i përket sigurisë së shoferit e të pasagjerëve, vlerësojnë ekspertët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Rripi i sigurisë është një pajisje që është e dizajnuar për të mbajtur pasagjerët e automobilit të sigurt në rast të ndonjë lëvizjeje që shkaktohet si rezultat i përplasjeve të papritura. Kjo pajisje ka reduktuar shumë fatalitete në aksidente të shumta si dhe ka reduktuar edhe numrin e lëndimeve serioze nga përplasjet.
Rripi i sigurisë mban pasagjerët në drejtim të duhur për të “shijuar” edhe sigurinë e ‘airbagëve’ nëse ndodh përplasja. Besohet se deri tani në historinë e tij së paku një milionë jetë janë shpëtuar nga rripi i sigurisë që ka tri lidhje, një në pjesën e sipërme nga njëri krah i pasagjerit dhe dy të tjera afër belit të tij.
Me kalimin e kohës, rregulli që shoferi dhe pasagjerët të vënë rripin e sigurisë, është duke u respektuar edhe më shumë, pasi njerëzit janë vetëdijesuar për vlerën e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...