25 Nëntor 2016 - 10:43
Por kjo do të ndryshojë duke iu shtuar më shumë fuqi, kursim karburanti e do të jetë më luksoz në gjeneratën e ardhshme të Bentley që do të debutojë në vitin 2018.
Modeli i ri Bantley Continental GT është fotografuar gjatë testimit, ndërsa thuhet se do ta ketë platformën MSB, e cila fillimisht është përdorur në Porsche Panamera, e që konsiderohet më e lehtë se platforma e tanishme e Continental.
Me trupin e ri nga alumini, GT do të jetë rreth 150 kilogramë më i lehtë, me shasi të re e edhe me motor të ri, transmeton koha.net.
Motorin do ta ketë 6.0 litërsh W12 i cili prodhon 600 kuaj fuqi ndërsa fillimisht është përdorur në Bentayga SUV, por do të ketë edhe versione të tjera më modeste, 4.0 litërsh twin-turbo V8.
Shefi i Bentley, Wolfgag Durheimer gjithashtu ka treguar se do të ofrohet edhe versioni hibrid në Continentalin e ri.
Bentley ka në opsione për të prezantuar edhe motorin e parë me diesel në Continental.
Kjo veturë pritet të dalë në prodhim si coupe sportive me 2+2 ulëse.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...