Volkswagen kthehet në automjete elektrike për të rritur profitin

23 Nëntor 2016 - 10:57      

Frankfurt, 23 nëntor - Herbert Diess, presidenti i Këshillit drejtues të markës Volkswagen, shpjegoi se me një ristrukturim të gjerë kompania do të kalojë në automjete elektrike dhe teknologji dixhitale, siç janë automjetet autonome apo car-sharing.

Diess, siç transmeton AA, të martën në një konferencë për media në selinë e kompanisë në Wolfsburg, deklaroi se qëllimi është "që Vokswagen të ndryshojë rrënjësisht", për t'u shkëputur nga skandali me automjetet që kishin softuerin që mashtronte në testin e emetimit të gazrave.

Plani parasheh investime të reja në teknologjinë e makinave elektrike dhe softuerëve që do të mundësojnë mënyra të reja të përdorimit dhe ndarjes së automjetit në një afat më të gjatë. Me këtë synohet që të arrihet rritje e kapitalit për 6 përqind deri në vitin 2025 me vetëm 2 për qind nga viti 2015.

Rentabiliteti i markës Volkswagen është në ngecje, ndërsa kompania të ardhurat e saj më të mëdha i merr nga markat e saj luksoze Audi dhe Porsche.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...