Gjenerata e ardhshme 2018 e Mercedes-Benz CLS spiunohet për herë të parë [foto]

22 Nëntor 2016 - 14:51      

Gjenerata e tretë e Mercedes-Benz CLS coupe është fotografuar gjatë testimit, ndërsa thuhet se edhe emri i veturës mund të ndryshojë, transmeton koha.net.

Mercedes-Benz CLS i ri coupe me katër dyer 2018, është fotografuar gjatë testimit me një dizajn evolucionar.
Nuk mund të vërehen shumë nga detajet e tij, për shkak se është shumë mirë i kamufluar, por mund të vërehen që ka dritat nga para e pas të njëjtat me modelin e tanishëm, transmeton koha.net.

Kur të përfundojë CLS i ardhshëm pritet të ketë platformën e njëjtë me E-Class e ri, por më të gjatë.
CLS për herë të parë është prezantuar në vitin 2005, si një veturë me 2+2 ulëse, pra vetëm për katër persona.

Mercedes-Benz CLS i ri pritet të prezantohet në gjysmën e dytë të vitit 2017, ndërsa pritet të dalë në shitje në fillim të vitit 2018.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...