Mercedesi mendon të largojë modelet dizel nga SHBA-ja

21 Nëntor 2016 - 20:57      

Pas skandalit të Volkswagenit me modelet dizel në Amerikë, Mercedes-Benzi është duke konsideruar të largojë gjithë modelet me naftë në SHBA.

Duke folur për “AutomotiveNews”, zëvendëspresidenti Matthias Luehrs ka konfirmuar se kompania po e sheh si të paarsyeshme humbjen e kohës me marrjen e lejes nga autoritetet e SHBA-së për shitjen e modeleve dizel dhe mund të largojë të gjitha modelet me naftë në këtë treg.

“Duhet të shohim se çfarë është të ofrosh modele dizel në të ardhmen. Nuk kemi ardhur në përfundim, por tentojmë gjithmonë që të krijojmë automobila sipas dëshirës së klientëve”, ka thënë ai për Automotive duke shtuar se “opsion teorik” është edhe largimi i modeleve dizel.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...