Volkswagen do të mbyllë 23 mijë vende pune

19 Nëntor 2016 - 16:28      

Volkswagen ka treguar se do të mbyllë 23 mijë vende pune në 5 vitet e ardhshëm si pjesë e planit për të ndihmuar prodhuesin gjerman që të kapërcejë skandalin me emetimin e gazrave të njohur si dieselgate, transmeton koha.net.

Volkswagen dhe sindikatat e saja tregtare janë duke punuar në një plan për të ringjallur të ardhmen e markës që nga qershori i këtij viti.

Shkurtimet parashihet t’i kursejnë Volkswagen Group 3.7 miliardë dollarë në vit, ndërsa ai shpreson që të rrisë fitimet për 2 deri 4 për qind.
Grupi do të shkurtojë 23 mijë vende pune vetëm në Gjermani, ndërsa ka insistuar se zvogëlimi i fuqisë punëtore do të realizohet me “daljen e pjesshme në pension të punëtorëve”, e jo me heqjen komplet nga puna, transmeton koha.net.

Volkswagen aktualisht punëson 610 mijë njerëz, të rreth 31 shteteve.
Shkurtimet janë shumë të nevojshme, pasi VW po përballet me një faturë ligjore gjigante e që është gjithnjë duke u rritur.
Gjatë këtij viti Volkswagen Group është pajtuar që të paguajë 14.7 miliardë dollarë pronarët e veturave të prekura nga skandali vetëm në SHBA, ndërsa shumë padi individuale kundër tyre janë duke u përgatitur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...