Zbulohet Jaguar XKSS D-Type i ri ‘origjinal’ [foto]

17 Nëntor 2016 - 10:54      

Jaguar ka zbuluar në panairin e veturave, që është duke u mbajtur në Los Angelos, modelin e parë XKSS D-Type i rindërtuar me materiale origjinale e me specifika të vitit 1957, ndërsa synon që ta shesë mbi 1 milion euro, transmeton koha.net.

Jaguar ka zbuluar XKSS D-Type të prodhuar saktësisht me specifikat që i kishte në vitin 1957.

Secila veturë do të ndërtohet me duar nga Jaguar Classic duke përdorur teknika të kombinuara moderne e të vjetra, që merr 10 mijë orë kohë për një njeri për ta ndërtuar.
Jaguar do të prodhojë vetëm 9 njësi të këtij modeli, ndërsa tashmë janë shitur të gjithë me një çmim që tejkalon 1 milion euro, dhe blerësit do t’i pranojnë këto vetura në vitin 2017, transmeton koha.net.

XKSS D-Type i ri do të marrë numrat e shasisë të asaj kohe, duke marrë numrat e nëntë veturave të shkatërruara nga zjarri në fabrikën e Jaguar Brown Lane në vitin 1957.
Nën kafano, XKSS ka motorin 3.4 litërsh që prodhon 258 kuaj fuqi, ndërsa ka katër shpejtësi.

XKSS në formën origjinale garuese është shitur për një çmim rekord prej 21,7 milionë dollarë gjatë këtij viti, në Javën e Veturave në Monterey, Kaliforni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...