Shpaloset zyrtarisht Mercedes Maybach S 650 kabrio [foto/video]

16 Nëntor 2016 - 14:22      

Ashtu siç ka paralajmëruar, Mercedesi në panairin e veturave në Los Anxhelos ka promovuar modelin luksoz Maybach S 650 në version kabrio.

Gjatë promovimit është njoftuar se ky version do të ofrohet në një seri të kufizuar prej 300 njësive, ku 75 prej tyre janë rezervuar menjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Mercedes Maybach S 650 kabrio vjen me disa detaje stilistike të rezervuara vetëm për të (mbrojtësi i përparmë i ristilizuar, disa elemente nga kroni...), shumë etiketa “Maybach”, rrotat speciale me diametër prej 20-inç, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me interier tejet luksoz, i cili karakterizohet me ulëset nga lëkura dhe qepje nga diamanti, çantë të veçantë të udhëtimit dhe një çelës, si dhe në pragjet shihet logoja “Maybach”.

Në Amerikë, ky model luksoz në version kabrio do të ofrohet në disa kombinime të ngjyrave të eksterierit dhe interierit: ngjyrë të kuqe Zircon me interier ngjyrë të zezë Porcelain, ngjyrë të kaltër Cote d’Azur me interier ngjyrë të kafenjtë Porcelain/Saddle, si dhe në ngjyrë të diamantit të bardhë me interier ngjyrë të kaltër Porcelain/Yacht.

Sa i përket motorit, Mercedes Maybach S 650 kabrio vjen me motor 6.0-litër V12 Bi-Turbo me kapacitet prej 621 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për 4,0 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Gjithashtu, gjatë promovimit të këtij modeli të ri luksoz nuk është zbuluar çmimi i tij, por sipas revistës së njohur gjermane “Auto Bild” këtë veturë e vlerëson diku rreth 300 mijë euro.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...