16 Nëntor 2016 - 09:31
Ky version i ri, për dallim nga modeli standard, karakterizohet me pamje “agresive” dhe disa ndryshime në aerodinamikë, amortizatorët, frenat, etj.
Vanquish S vjen si Vanquish më i fuqishëm ndonjëherë, ku nën kapak ka motorin 6.0-litër V12 me 580 kuajfuqi në kombinim me marshin automatik me tetë shpejtësi, transmeton Koha.net.
Britanikët për këtë version të ri kanë parashikuar disa elemente nga fibra të karbonit (spoiler i përparmë, difuzer i pasmë, vrimat për ajër në kapakun e motorit...), tubat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave, rrotat e reja.
Sa i përket interierit, prodhuesi britanik ka parashikuar interier me lëkurë Filograph si dhe mbishkrimin “Vanquish S” në mbështetësin e kokës.
Shitja e Aston Martin Vanquish S pritet të fillojë nga muaji i ardhshëm, me çmim prej 312,950 dollarë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...