i-Pace, koncepti elektrik më interesant i Jaguarit [foto/video]

15 Nëntor 2016 - 15:44      

Një nga premierat më interesante në panairin e veturave që do të mbahet së shpejti në Los Anxhelos, do të jetë koncepti elektrik Jaguar i-Pace.

Siç po paralajmërohet, ky koncept është Crossoveri i ardhshëm elektrik i kompanisë Jaguar, ku kreu i dizajnit Ian Callum, ndër të tjera, thotë se fjala është për një produkt që është ADN e Jaguarit, me detaje dhe dizajn tejet të bukur drejtë së ardhmes.

Sa i përket detajeve teknike, Jaguar i-Pace Concept vjen me motorët elektrikë me kapacitet prej 400 kuajfuqive, ku shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ky koncept e arrin për 4,0 sekonda, transmeton Koha.net. Ndërkaq, autonomia e këtij koncepti, me vetëm një karikim të baterisë (90 kWh litium-jon), mund të kalojë rreth 500 kilometra. Bateria e këtij koncepti mund të karikohet deri në 80 për qind për 90 minuta.

Duhet theksuar se i-Pace Concept bazohet në një platform krejtësisht të re, është i gjatë 4.7 metra, bagazhi i tij është me kapacitet prej 530 litra, ndërsa koeficienti i tij i zvarritjes është 0.29.

Gjithashtu, koncepti i-Pace karakterizohet edhe me sistemin e tërheqjen në të gjitha rrotat, rrotat “Nighthawk” me diametër prej 23-inç, dritat e pasme LED, tavanin panoramikë. Po ashtu, kabina e koncepti përbëhet nga teknologjitë e fundit me material më cilësor, duke përfshirë ekranin digjital për shofer 10-inç, ekranin infotainment 12-inç, lëkurën Windsor, fibra të karbonit, alumin, Alcantara, etj. i-Pace ka hapësirë për pesë udhëtarë.

Versioni serik do të prezantohet në fund të vitit të ardhshëm, ndërsa shitja e tij pritet të fillojë gjatë vitit 2018.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...