12 Nëntor 2016 - 21:30
Ky model me dy ulëse me siguri se do të ndërtohet nga fibra të karbonit, ndërsa sa i përket motorit, mund të vijë me motor Twin-Turbo V8.
Natyrisht, ky nuk është bashkëpunimi i parë në mes të këtyre dy prodhuesve prestigjioz, transmeton Koha.net. Është e mjaftueshme të kujtojmë modelin legjendar McLaren F1, të cilin e kanë ndërtuar këto dy prodhues.
Nëse të gjitha këto dalin të jenë të vërteta, kësi BMW-McLaren mund të shfaqet gjatë vitit 2019.
Pa marrë parasysh se ky njoftim tingëllon mjaft tërheqës, mbetet pyetja nëse do të ndodhë në të vërtetë së paku diçka nga i gjithë ky spekulim. Duhet të kujtojmë faktin se në vitin e kaluar BMW pati deklaruar se nuk asnjë plan apo projekt për një model super-sportiv në bashkëpunim me McLaren.
Gjithashtu, BMW edhe më parë pati pohuar se nuk ka nevojë për McLaren që të zhvillojë dhe prodhojë një veturë super-sportive.
Për fund, mbetet vetëm të shohim në të ardhmen se a do të ndodhë në të vërtetë një bashkëpunim i tillë ndërmjet këtyre dy prodhuesve të famshëm.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...