Audi me “Black Edition” për modelet e famshme [foto]

12 Nëntor 2016 - 10:24      

Audi ka zbuluar versionin ‘Black Edition’ të modeleve A3, Q3, TT, S6 e S7 me tipare ekstra e stil të ri, transmeton koha.net.

Pasuar nga lansimi i Q3 Black Edition në fillim të këtij viti, Audi tani ka lansuar modele ‘Black Edition’ pothuajse të të gjithë modeleve të saja.

Tani modele Black Edition të Audi A3, TT, TT Roadster, S6, S6 Avant dhe S7 Sportback kanë dal në shitje, transmeton koha.net.

Më i lirë është A3, me tre dyer, me pesë dyer Sportback dhe saloon, me çmim prej 30 mijë euro, ndërsa S3 Black Edition fillon nga 38 mijë euro.

Audi TT dhe TT Roadster Black Edition fillojnë me çmim prej 35 mijë euro, ndërsa ai TT S Black Edition fillon nga 48 mijë euro.

S6 dhe S6 Avant Black Edition do të ketë rrotat 20-inch ndërsa S7 Sportback 21-inch, ndërsa që të dy modelet do të ketë sistemin e zërimit BOSE e interier që zi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...