Kompania e motoçikletave prezanton veturën e saj të parë [foto]

11 Nëntor 2016 - 23:02      

Kompania e motoçikletave, Bultaco, ka prezantuar veturën e saj të parë të quajtur Linx, në Panairin Ndërkombëtar të Motoçikletave, në Milano.

Bultaco Linx mund të pritet që të shfaqet në treg në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit 2018.

Kjo është një veturë sportive me dy ulëse e që vjen me sistemin e tërheqjes në rrotat e pasme, transmeton Koha.net. Linx ka motor 2.0-litër Turbo i cili do të jetë në dispozicion në version me 300 deri në 400 kuajfuqi, në kombinimi me marshin me gjashtë shpejtësi me koplung të dyfishtë.

Karroceria e Bultaco Linx është e përbërë nga alumini dhe materiali i përdorur, dhe ky koncept peshon rreth 850 kilogramë. Linx, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3,8 sekonda dhe atë maksimale deri në 280 km/h.

Duhet theksuar se Bultaco Linx vjen edhe me sistemin Akrapoviç të shkarkimit të gazrave, rrotat me diametër prej 17 dhe 18-inç e me goma Dunlop SportMaxx RT2 (205/40 R17 dhe 265/35 R18).

Kompania Bultaco planifikon këtë model ta prodhojë nga 25 deri në 50 njësi, ndërsa çmimi për njësi do të jetë rreth 100 mijë euro.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...