Audi RS6 me 820 kuajfuqi [video]

11 Nëntor 2016 - 17:43      

Modeli serik Audi RS6 standard ka 560 kuajfuqi, ose në version Performance ka 605 kuajfuqi, por kjo nuk është e mjaftueshme për kompaninë B&B Automobiltechnik.

Kjo kompani, e cila merret me modifikimin e veturave, për këtë model kanë përgatitur paketën e cila përfshin përforcimin e motorit deri në 820 kuajfuqi (mbushës Turbo, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, njësinë e riprogramuar ECU...).

Tani, ky RS6 me 820 kuajfuqi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2,9 sekonda, deri në 200 km/h për 9,8 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 340 km/h, transmeton Koha.net.

Përveç kësaj pakete, B&B Automobiltechnik ofron edhe paketa tjera më të dobëta, duke filluar nga paketa për përforcimin e motorit deri në 675, 695 dhe 725 kuajfuqi.

Gjithashtu, B&B Automobiltechnik ofron edhe set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 22-inç, si dhe amortizatorët sportiv, gjë që e bëjnë këtë model më të ulët për 40 mm.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...