10 Nëntor 2016 - 08:55
Fotografitë e spiunuara zbulojnë veturën e përditësuar e po ashtu të blinduar, e cila pritet të debutoj në ditën e inaugurimit të Presidentit Trump, në janar të 2017, ndërsa është testuar në mënyrë shumë sekrete në General Motors.
Vetura ka gjasa të jete e mbushur me tipare të sigurisë për të mbrojtur Familjen e Parë të re, me xhama antiplumb dhe trup të blinduar.
Derisa detajet për limuzinën presidenciale mbeten top sekret, fotografitë shfaqin grilin nga para të dizajnuar sikurse për modelet e ri të Cadillac, transmeton koha.net.
Vetura e re pritet të ngjyrose me ngjyrën e njëjtë sikurse vetura e tanishme, të zezë dhe argjendi, ndërsa në fotot e spiunuara nuk vërehet pasi është shumë mirë e kamufluar.
Shtëpia e Bardhë thuhet se ka rreth 12 vetura të ngjashme, të cilat janë të vendosura në mbarë botën për të mbrojtur Presidentin, ndërsa secila kushton 1.5 milionë dollarë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...