Mercedesi tërheq nga tregu modelin e ri E-Class

8 Nëntor 2016 - 11:32      

Mercedesi njofton se ka tërhequr nga tregu veturat e reja E-Class, më saktësisht modeli E300.

Problemi është te instalimi elektrik, pasi nëse ulet dikush apo vendoset diçka me peshë të konsiderueshme në ulëset e pasme, atëherë vetura ndalet, nuk vazhdon të punojë.

Tërheqja përfshin 6,858 Sedana E300 dhe E300 4MATIC, sipas rregullatorit amerikan të trafikut NHTSA (National Highway Traffic Safety Administration), transmeton Koha.net. Tërheqja është bërë vetëm në veturat që janë prodhuar nga 10 dhjetori, 2015 deri më 30 qershor, 2016.

NHTSA thotë se tërheqja është bërë për shkak të, potencialisht, dëmtimit të pompës së karburantit gjatë instalimit elektrik nën ulësen e pasme.

Sipas “Car & Driver”, prej se është bërë instalimi elektrik nën ulëset e pasme, nëse bëhet ndonjë presion mbi këtë ulëse mund të ndalë pompën e karburantit, sensorin e tankut të karburantit dhe matësin e karburantit – ose të gjitha përnjëherë – dhe nga kjo mund të shkaktohet edhe ndalja e motorit.

Pra, nëse uleni në ulëset e pasme të Mercedes E300 Sedan dhe E300 4MATIC Sedan, mund t’i fikni ato funksione.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...