Përforcohet Jaguar F-Type S [foto]

7 Nëntor 2016 - 12:45      

Edhe Wheelsandmore është njëra nga kompanitë që merren me modifikimin e veturave, e cila ofron paketën e saj për modifikimin e modelit Jaguar F-Type S.

Tani ky Jaguar F-Type S vjen me rrotat e reja F.I.W.E. me diametër prej 20-inç dhe me goma Continental Sport Contact 6, të përparme 255/35 dhe të pasme 295/30, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, F-Type S karakterizohet edhe me amortizatorët H&R të modifikuar, që do të thotë se ky model tani është më i ulët për 30 mm.

Ndërkaq sa i përket motorit, për përforcimin e motorit 3.0-litër V6 është përkujdesur kompania W-Technology. Ky motor tani është me kapacitet prej 420 kuajfuqi.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...