5 Nëntor 2016 - 21:44
Ai ka fituar panairin e sivjetmë të veturave SEMA me këtë veturë të cilën e kanë ndërtuar tre studentë nga shkolla e mesme “Alhambra”, Kaliforni.
Kang këtë projekt e ka bërë enkas për panairin SEMA, transmeton Koha.net. Në fillim, ishte një Maverick i vjetër, pastaj është transformuar tërësisht në një kreacion fantastik, me dizajn të ngjashëm sikur të Datsun 240Z të cilin aktori e ka prezantuar vitin e kaluar në këtë panair.
Shasia e këtij Maverick është tërësisht e re, ashtu sikur edhe mbrojtësit anësorë, mbrojtësi i përparmë, pasqyrat me ngjyrë të zezë, si dhe seti i veçantë i rrotave Aftermarket.
Motori origjinal i Maverick është zëvendësuar me motorin 2.3-litër EcoBoost me katër cilindra, i cili është i gjeneratës së gjashtë të Mustangut. Ky motor premton në mënyrë drastike performanca të mira.
Tre studentët të cilët kanë marrë pjesë në ndërtimin e kësaj veture kishin një detyrë të vështirë para vetes, sidomos njëri prej tyre që ka humbur babanë e tij gjatë kësaj periudhe. Ata patën mundësi të mësojnë shumë, ishin të rrethuar nga teknikë me përvojë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...