5 Nëntor 2016 - 19:53
Këtë hiper-veturë të re, e legalizuar për t’u vozitur rrugëve edhe pse ka teknologjinë nga Formula 1, në fakt është duke e ndërtuar Mercedes-AMG, transmeton Koha.net. Kjo hiper-veturë quhet Mercedes-AMG R50, për nderë të 50 vjetorit të AMG-së, dhe pritet që të vijë me dyer Gullwing.
Mercedes-AMG R50 pritet të vijë me motor benzinë 1.6-litër V6 të huazuar nga W07 F1 dhe me motor elektrik. Ky motor do të ketë dy Turbo mbushësit dhe do të vijë me 900 kuajfuqi ose 671 kW, ndërsa motori elektrik do t’i japë shtesë 160 kuajfuqi ose 119 kW.
Lexoni edhe këtë: Hiper-vetura e Mercedes-AMG debuton në Paris
Mercedes-AMG synon që kjo hiper-veturë të peshojë vetëm 1 mijë kilogramë. Po ashtu, përmendet se AMG R50 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra do ta arrijë deri më pak se 2,5 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 354 km/h.
Seria e kësaj hiper-veture duket se do të jetë e kufizuar, dhe sa i përket çmimit pritet të kushtojë rreth 4 milionë dollarë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...