Takata shqyrton falimentimin pasi shkaktoi tërheqjen e mbi 100 milionë veturave

4 Nëntor 2016 - 10:00      

Korporata Japoneze Takata është duke konsideruar paraqitjen e falimentimit për njësitë e saj në SHBA, ndërsa prodhuesi i airbagëve është duke kërkuar sponsorë për të ndihmuar që të paguajë detyrimet, transmeton koha.net.

Takata është duke u përpjekur që të furnizojë me pjesë veturat potencialisht të prekura nga problemi me airbag të tyre, që ndërlidhen, deri tani, me së paku 16 vdekje në gjithë botën dhe kanë qenë shkak për tërheqjen e mbi 100 milionë veturave nga shumë prodhues në botë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...