“Lamborghini” i Rod Stewart shitet për 1,1 milion euro [foto]

3 Nëntor 2016 - 14:21      

Gjithnjë të pasionuar pas veturave të bukura, yjet e muzikës shpesh habisin jo vetëm nëpër koncerte apo festime, por edhe në ankande të mëdha të veturave për koleksion...

Gjithnjë të pasionuar pas veturave të bukura, yjet e muzikës shpesh habisin jo vetëm nëpër koncerte apo festime, por edhe në ankande të mëdha të veturave për koleksion.

Dy legjenda të rokut, Rod Stewart dhe bateristi i grupit “U2”, Adam Clayton, pushtuan krejtësisht ankandin “Classic & Sports Car Show”, organizuar nga “Coys” në “Alexandra Palace” të Londrës, më 29 tetor.

Nga garazhi i Rod Stewart u shfaq një “Lamborghini P400S Miura” e vitit 1971, e mrekullueshme, që u shit 909 mijë sterlina, pak më shumë se 1,1 milionë euro.

Ndërsa “Maserati Ghibli” i vitit 1972, që i përkiste Adam Clayton, theu rekordin historik të veturave të kësaj marke duke kapur vlerën e 303 mijë sterlinave, rreth 335 mijë euro.

Për të kompletuar këtë sukses të markave më prestigjioze të Italisë në ankandin e “Coys” ishte një “Ferrari Dino 246 GT Serie E”, model i dizenjuar nga “Scaglietti”, e cila u shit për 374 mijë sterlina, afro 413 mijë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...