2 Nëntor 2016 - 20:32
Vuaxhall i shtohet listës së prodhuesve që tërheqin veturat e tyre, pasi kjo kompani është duke informuar konsumatorët e saj se pse Corsa D është duke marrë flakë dhe do t’i tërheq ato.
Vuaxhall vitin e kaluar ka tërhequr dy herë mbi 250 mijë vetura të modelit Zafira B për shkak të një problemi tjetër që po shkaktonte zjarr, ndërsa Corsa D ka problem tjetër, transmeton koha.net.
Tani pronarët e gjeneratës së katërt të Corsa D, të prodhuar ndërmjet viteve 2006 dhe 2014, kanë raportuar se po marrin flakë.
Në prill të këtij viti, Vauxhall ka identifikuar problemin që po shkakton zjarr, dhe ai sipas tyre është sistemi i frenimit te veturat 1.4 litërsh me benzinë të modelit Corsa D.
Vuaxhall ka thënë se 9 raste më parë janë raportuar të ndërlidhur me këtë problem, ndërsa 2 nga ta kanë marrë flakë.
Kjo kompani tani do të tërheqë 2,767 vetura të prekura nga ky problem për tu rregulluar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...