Pick-up i parë i Mercedesit [foto]

1 Nëntor 2016 - 15:28      

Kamionçina e re e kompanisë së njohur gjermane Mercedes, X-Class, është përpjekja e parë e saj për të arritur sukses në tregun ndërkombëtar të veturave pick-up, por kjo kompani në vitet 70-a ka pasur një të tillë i cili ishte i destinuar për tregun e Amerikës Latine.

Ky pick-up kishte hapësirë të mjaftueshme për ngarkesa në pjesën e pasme dhe është ndërtuar në departamentin e Mercedesit në Argjentinë në vitin 1970, transmeton Koha.net. Si bazë për ndërtimin e këtij pick-up, ishin modelet W114 dhe W115.

Lexoni edhe këtë: Mercedes prezanton X-Class e ri me superdizajn [foto]

Pick-up i viteve 70-a është shitur nën emrin “La Pickup”. Ai dallohet nga të gjithë anëtarët e tjerë të familjes Mercedes.

La Pickup përmban disa elemente të bëra nga kromi, ku në atë kohë dukej si një luks. Po ashtu, edhe interieri i tij përbëhet nga materiale cilësore.

Ky Pick-up ishtë përpjekja e Mercedesit për të kombinuar komponentet premium me përparësitë e këtyre llojeve të modeleve, ndërsa të njëjtën gjë tani kjo kompani gjermane është duke e bërë edhe me modelin e saj të ri X-Class.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...