1 Nëntor 2016 - 09:06
Ndërsa tani, kjo kompani ka lansuar videon e parë paralajmëruese për këtë model të ri.
Të dhënat e sakta në lidhje me këtë model tani për tani nuk ka, por duket se po bëhet fjalë për një model në version Crossover, me dimensione të përafërta me modelin e Teslas, X, transmeton Koha.net. Më herët është raportuar edhe se ky model do të ketë baterinë me një kapacitet të madh, e cila do të mundësonte autonomi shumë të madhe dhe performanca shumë të mira.
Edhe pse ende nuk është zbuluar ky detaj, por supozohet se ky model i ri mund të ketë autonominë diku rreth 500 kilometra. Po ashtu, thuhet se modeli do të bazohet në platformën e ashtuquajtur VPA (Variable Platform Architecture). Nuk do të ishte befasi edhe nëse do të vijë me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.
Së shpejti do të kuptojmë të gjitha në lidhje me këtë model të ri serik dhe Faraday Future tashmë ka njoftuar se krahas premierës së këtij modeli ofertën e saj do ta zgjerojë edhe me një risi tjetër, ndoshta me një limuzinë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...