30 Tetor 2016 - 13:42
Versioni i ri quhet Track dhe si bazë për ndërtimin e tij ka shërbyer hatchbacku Gol me pesë dyer dhe amortizatorët Comfortline, që do të thotë se tani ky model është më i lartë, transmeton Koha.net. Gol Track po ashtu vjen me rrotat nga alumini me diametër prej 15-inç (e goma 195/55).
Volkswagen Gol Track ka disa elemente shtesë të sigurisë në eksterier, pasqyrat me ngjyrë të zezë dhe shtyllat B, korniza e dritave të përparme me ngjyrë të zezë. Ndër të tjera, Gol Track vjen edhe me sistemin infotainment, Park Distance Control, si dhe timonin multi-funksional.
Sa i përket motorit, Gol Track ka motor 1.0-litër me tre cilindra e kapacitet prej 82 kuajfuqi (në etanol), për dallim nga 75 kuajfuqi (në benzinë).
Premierën botërore pritet ta mbajë panairin e sivjetmë Sao Paulo Motor Show, i cili do të mbahet nga 10 deri 20 nëntor.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...