29 Tetor 2016 - 18:02
“Çdokush dëshiron të ketë një veturë të shtrenjtë. Unë nuk mund ta përballojë një të tillë, kështu që më është dukur e logjikshme që ta ndërtoja një super-veturë vet. Kemi bërë një punë të mirë”, ka thënë Selmani për NovaTV, transmeton Koha.net.
Selmanit i është dashur më shumë se një vit që të ndërtojë këtë veturë, duke përdorë pjesë të ndryshme nga vetura të ndryshme. Shokët e tij, thotë ai, e ndihmuan shumë për të plotësuar ëndrrën e tij.
Tani, vetura e tij, e shndërruar nga një Mitsubishi në Lamborghini, pëlqehet në gjithë Kosovën kur e shohin atë në rrugë, shkruan mediumi rus “Sputnik”.
“Më pëlqejnë veturat sportive dhe jam duke punuar si mekanik. Kam biseduar me kolegët e mi dhe i kam pyetur – A mund të bëjmë edhe ne diçka të tillë? E tëra ka filluar si shaka, por si rezultat, kemi arritur sukses”, ka thënë Selmani.
Sipas mekanikut, Driton Selmani, vetura e tij ka një motor të rëndë me kapacitet prej 224 kuajfuqish dhe lirisht mund të krahasohet me një veturë sportive e shtrenjtë dhe origjinale sikur Lamborghini.
Një Lamborghini kushton rreth 1.6 milion dollarë, kështu që Selmani ka kursyer shumë para duke e ndërtuar vet një të tillë.
Ditë më parë, ishin mediat serbe që i kushtuan një shkrim të veçantë kosovarit, Driton Selmani për “Lamborghinin” e tij të veçantë.
“Nuk pati para ta blejë një makinë të tillë, ai ndërtoi një të tillë”, është titulli i portalit serb, Telegraf.rs.
© KOHA
Jedan entuzijast na Kosovu pokazao je kako snovi mogu postati stvarnost i sam izradio @Lamborghini. #Kosovo https://t.co/TqiVwcbSaO pic.twitter.com/rdeXt2yaTd
— Nova TV (@novahr) October 27, 2016
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...