28 Tetor 2016 - 09:53
Volkswagen ka zbuluar SUV-in e parë të saj me shtatë ulëse para lansimit të tij final që do të ndodhë në pranverën e viti 2017.
Ai quhet Atlas, ndërsa me të tentohet që të rikthejnë reputacionin e brendit të Volkswagen te konsumatorët në SHBA, pas skandalit me emitimin e gazrave të njohur si Dieselgate.
Kjo makinë synon “zemrën e tregut Amerikan”, ndërsa Atlas SUV është makina më e madhe e ndërtuar ndonjëherë nga VW në Amerikë, në fabrikën Chattanooga të saj në Tennessee, ndërsa fillimisht do të lansohet vetëm për SHBA, dhe nuk ka plane tani për tani për Evropë, ndërsa pritet që më vonë të lasnohet edhe për Lindjen e Mesme e Rusi, transmeton koha.net.
Atlas është e gjatë 5 metra ndërsa e gjerë 1,9 metra, duke u bërë vetura më e madhe për pasagjerë që ka prodhuar ndonjëherë VW.
Motorët që ofron Atlas, dy, njëri 2.0 litërsh injekton TSI turbo me benzinë që prodhon 234 kuaj fuqi, dhe tjetri 3.6 litërsh i inspiruar në VR6 me gjashtë cilindra 275 kuaj fuqi.
Që të dy motorët do të kenë tetë shpejtësi automatike, ndërsa do të mund të zgjidhet me rrotat e para aktive apo me të gjitha rrotat aktive, ndërsa ende nuk është zbuluar se sa karburant harxhojnë, e as se sa do të kushtojnë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...