25 Tetor 2016 - 15:15
Kjo kompani tani në ofertën e saj ka paketën më të re “TopCar Inferno” për modelin Mercedes-AMG GLE 63, përmes së cilës ky model tani ka një pamje “agresive” apo “kërcënuese”.
Pronarët e Mercedes GLE në dispozicion kanë paketën e rregulltë “Inferno” për 17,395 euro, si dhe paketën e bërë nga fibra të karbonit që kushton 20,520 euro, transmeton Koha.net.
Paketa “TopCar Inferno”, ndër të tjera, përfshin mbrojtësit anësorë më të zgjeruar, mbrojtësit tjerë të rinj, spoilerin e përparmë, kapakun e motorit, maskën e përparme me logon “TopCar”, set pragjesh, difuzerin e pasmë, spoilerin mbi bagazh etj.
Kjo nuk është e tëra, sepse pronarët e këtij modeli po ashtu përmes kësaj pakete mund të marrin edhe set të rrotave HRE me diametër prej 22-inç, sistemin e frenave prej karbon-keramik, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe amortizatorët e modifikuar.
Sa i përket interierit, TopCar përmes ka zgjedhur lëkurën më cilësore, tepihët “Inferno” si dhe pedalet nga alumini.
Natyrisht, në dispozicion është edhe paketë për përforcimin e motorit, kështu që GLE 63 tani ka 125 kuajfuqi më shumë për dallim nga modeli standard.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...