Kameramani i shpëton për pak goditjes nga Lamborghini [video]

24 Tetor 2016 - 17:32      

Një kameraman ka shpëtuar për pak nga shtypja prej një superautomobili në një garë të mbajtur së fundmi në Gjermani.

Shoferi i një Lamborghini Aventador SV ishte i koncentruar në sinjalin për të nisur garën dhe deri në fund nuk pa se një kameraman po kalonte rrugën.

Fatmirësisht, kameramani kaloi rrugën me shpejtësi dhe shpëtoi, teksa Lambo vazhdoi garën.

Një model si Lambo Aventador SV ka motor 6.5-litërsh me 750 kuajfuqi dhe që përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 2.8 sekonda. Top shpejtësia e tij është 350km/orë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...