Prezantohet seria e re e Rolls-Royce Dawn e frymëzuar nga moda [foto/video]

24 Tetor 2016 - 16:00      

Kompania e veturave luksoze Rolls-Royce, vitin e kaluar ka prezantuar modelin Wraith Coupe të cilin e ka bërë si një lidhje mes veturave dhe modës së lartë, ndërsa tani kjo kompani të njëjtën gjë ka bërë edhe me modelin Dawn në version kabrio.

“Inspired by” është projekti përmes të cilit Rolls-Royce dëshiron që t’iu afrohet më shumë blerësve të rinj, ku në këtë mënyrë vitin e kaluar ka prezantuar modelin Wraith “Inspired by Music”, ndërsa tani prezanton “Inspired by Fashion”, transmeton Koha.net.

Në këtë mënyrë, siç ishte rasti me Wraith, Rolls-Rocy ka tërhequr vëmendjen e industrisë së modës, gazetarëve dhe dizajnerëve dhe të njëjtën gjë tani kjo kompani është duke e bërë edhe modelin e saj më të fundit Dawn në version kabrio.

Dawn Inspired by Fashion tashmë është në dispozicion për blerësit e interesuar.

Ky model i frymëzuar nga moda karakterizohet me eksterier me ngjyrë të bardhë në kontrast me ngjyrën e çatisë dhe disa detaje në interier – të cilat janë me ngjyrë të kuqe Mugello, portokalli-mandarinë dhe të kaltër Cobalto.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...