Dushi e përmbylli kampionatin me fitore

23 Tetor 2016 - 19:10      

Përparim Dushi i Prishtina Racing Team e ka fituar edhe garën e fundit të Kampionatit të sivjetmë Kosovës në automobilizëm, e cila i takoi disiplinës rrethore dhe u zhvillua në Prizren.

Distancën prej 4.9 kilometrave Dushi e kaloi për 3:16.836 minuta, derisa përcjellësi i tij më i afërt ishte Valdet Kaçandolli i po të njëjtit klub, i cili në cak arriti për kohën 3:42.065.

“Kam pritur të shënoj fitore edhe në këtë garë në mënyrë që kampionatin ta përmbyll me fitore. Në përgjithësi ka qenë një kampionat mjaft interesant, me shumë gara, shumicën prej të cilave i kam fituar, duke u renditur në pozitën e parë në plasmanin e përgjithshëm. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë, pasi për të arritur deri këtu është dashur sakrificë e madhe, qoftë për nga ana financiare, qoftë për kohën që duhet t’i kushtohet pjesëmarrjes në gara”, ka thënë Dushi pas fitores në Prizren.

Një vend në podium e siguroi edhe Faton Rama, po ashtu i Prishtina RT, i cili e pati kohën prej 3:50.835 minuta.

Nëpër klasa të ndryshme pati rivalitet të theksuar, pasi disa nga garuesit kishin nevojë për pikët e kësaj gare në mënyrë që ta arrinin qëllimin rreth renditjes përfundimtare, por pati edhe të tillë, të cilët në garë u paraqitën vetëm sa për formalitet dhe për t’i kënaqur dashamirët e autosportit.

Rezultatet:

Klasa e parë:

1.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 4:09.827

2.Granit Azizi (Renault - Gjilani) +14.206

3.Agim Bajraktari (Yugo - Prishtina RT) +26.130

Klasa e dytë:

1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 4:00.920

2.Kushtrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +06.102

3.Behar Emrullahu (Seat - Gjilani) +17.084

Klasa e tretë:

1.Valdet Kaçandolli (Suzuki Prishtina RT) 3:42.065

2.Valon Rexhepi (Lupo - Prishtina RT) +19.356

3.Fitim Morina (Opel - Gjilani) +48.494

Klasa e katërt:

1.Bujar Gola (Peugot - HCR Gjakova) 3:56.860

2.Mitat Vuqitërna (Golf - Rahoveci) +04.875

3.Besim Thaqi (Yugo - Prizreni) +06.001

Klasa e pestë:

1.Faton Rama (Renault - Prishtina RT) 3:50.835

2.Ersen Kurti (Honda - Gjakova 137) +19.833

3.Milot Shaqiri (Yugo - HCR Gjakova) +23.646

Klasa e gjashtë:

1.Arbër Rexhepi (Golf - Ferizaj) 3:59.382

2.Burim Asllani (Peugeot - Ferizaj) 14.527

Klasa e shtatë:

1.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni D&G) 4:08.156

2.Ard Gjoka (Seat - Gjakova 137) +01.711

Klasa e tetë:

1.Yll Rugova (Seat - HCR Gjakova) 3:54.864

2.Besfort Hana (Opel - HCR Gjakova) +02.504

3.Besart Pruthi (Opel - HCR Gjakova) +09.005

Klasa e nëntë:

1.Emin Dobra (Opel - HCR Gjakova) 3:51.023

2.Vilson Nrecaj (BMW 5 - Gjakova 137) +04.869

3.Flamur Ismajli (Audi - Prishtina RT) +07.971

Klasa e dhjetë:
1.Përparim Dushi (Formula) 3:16.836

Plasmnai i përgjithshëm:

1. Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 3:16.836

2. Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) +25.229

3. Faton Rama (Renault – Prishtina RT) +33.999

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...