23 Tetor 2016 - 18:37
Modeli i quajtur “Zoe”, sipas kompanisë, është modeli me distancën më të gjatë që një automobil elektrik mund të kalojë me vetëm një mbushje të plotë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Krahasimi e vë Renaultin menjëherë përballë modeleve të njohura të amerikanëve Tesla, që kalojnë distancë të njëjtë të kilometrave me vetëm një mbushje, prej 400 kilometrave. Por francezët thonë se kanë krijuar këtë model për një treg ndryshe. Shumica e automobilave elektrikë që prodhohen nga BMW apo Nissani kanë mundësi të kalimit prej 150 deri 250 kilometra me vetëm një mbushje.
“Jemi duke thyer barrierat psikologjike me këtë distancë. Po ofrojmë të njëjtën distancë që ofron Tesla me një çmim krejt tjetër. Nuk e shoh Teslan si çështje, Tesla është e mirë, sepse ata kanë krijuar një imazh të mirë për automobilat elektrikë dhe sepse njerëzit duan që të kenë zgjedhje”, ka thënë zëvendëspresidenti i Renaultit për automobila elektrikë, Eric Feunteun.
Bateria e automobilit elektrik, e krijuar në partneritet me gjigantin teknologjik LG, ka gati dyfishin e kapacitetit që ofrojnë kompanitë tjera. Ajo po ashtu peshon dy herë më shumë se bateria në modelin origjinal Zoe që kishte kapacitet për të kaluar 240 kilometra distancë me vetëm një mbushje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...