22 Tetor 2016 - 21:08
G-Power ka përforcuar motorin 3.0-litër me gjashtë cilindra në 410 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Tani ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 14,5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 290 km/h.
Paketa Bi-Tronik 5 përfshin po ashtu edhe sistemin e shkarkimit të gazrave me tuba me diametër prej 90 mm, set të rrotave Hurricane RR nga alumini me diametër prej 20-inç, si dhe amortizatorët e modifikuar.
Sa i përket çmimit, përforcimi i motorit kushton 2,499 euro, sistemi i shkarkimit të gazrave 5,945, amortizatorët e modifikuar 2,247, si dhe set i rrotave së bashku me goma kushton 7,998 euro.
Paketa Bi-Tronik 5 në total kushton 18,689 euro.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...