Në Prizren mbahet gara e fundit në automobilizëm për sivjet

22 Tetor 2016 - 12:38      

E diela e kësaj jave shënon edhe përfundimin e Kampionatit të sivjetmë të Kosovës në automobilizëm. Gara e fundit, që i takon diciplinës rrethore, do të mbahet në Prizren.

Kjo garë do të duhej të mbahej në Rrugën B në Prishtinë, por për shkak të pamundësisë që të merret leja në Komunën e Prishtinës, Federata e Auto Sportit e Kosovës ka vendosur që gara të zhvendoset në Prizren.

Sikur edhe garat tjera, edhe kjo e fundit pritet të jetë mjaft atraktive dhe sigurisht që do të përcillet nga një numër i madh i dashamirëve të këtij sporti. Duke marrë parasysh faktin se është gara përmbyllëse, nuk ka dyshim se garuesit do ta japin maksimumin në mënyrë që ta përmirësojnë bilancin e tyre edhe në plasmanin e përgjithshëm, por po ashtu është e qartë se do të ketë edhe të atillë që më tepër do të kujdesen të bëjnë akrobacione për t’i kënaqur të pranishmit, pasi qysh më herët e kanë arritur synimin e tyre rreth renditjes përfundimtare.

FASK-u i ka marrë të gjitha masat që edhe kjo garë të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu siç kaloi edhe i tërë kampionati i sivjetmë.

Paraqitja e garuesve do të bëhet nga ora 08:00-09:00, ndërsa pas procedurave të zakonshme, në 12:00 është parashikuar ceremonia zyrtare e hapjes, derisa 10 minuta më vonë duhet të startojë garuesi i parë.

Si zakonisht, në mbarëvajtjen e garës, për çdo eventualitet do të kontribuojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...