20 Tetor 2016 - 14:55
Ky version ka motorin 2.0 litërsh TFSI turbo me katër cilindra, që është më i vogli që mund të zgjidhet në Q7.
Në vend të Q7 me motor 3.0 litërsh V6 me dy cilindra, motori i ri me katër cilindra por 2.0 është më i shpejtë, më i lehtë e harxhon karburant shumë më pak se versionet e kaluara, transmeton koha.net.
Q7 me motorin 2.0 litërsh, është afër 230 kilogramë më i lehtë se modelet e paraprake, ndërsa arrin shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për gjysmë sekonde më shpejt.
Q7 i ri 2017 prodhon 252 kuaj fuqi, e edhe ky ka të gjitha rrotat aktive Quattro, ndërsa ka 8 shpejtësi tiptronik.
Audi Q7 i ri 2017 me motor 2.0 litërsh turbo do të fillojë shitjet në vitin 2017, ndërsa çmimin startues do ta ketë 45 mijë euro.
Q7 i ri mbetet i njëjtë në madhësi dhe dimensione, por ka rritur hapësirën nga brenda fal riorganizimit të brendshëm.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...