19 Tetor 2016 - 10:01
Ky model vjen me paketën M Performance e bërë nga fibra të karbonit si dhe me sistemin e shkarkimit të gazrave Akrapoviç Evolution.
BMW 435i kabrio po ashtu vjen me kapacitet prej 306 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme për të që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5,5 sekonda, transmeton Koha.net.
Paketa M Performance përfshin pasqyrat, maskën e përparme e zezë, timonin prej lëkure Alcantara si dhe detajet tjera – të gjitha këto i kemi parë edhe te modeli 435i Coupe i cili është prezantuar vitin e kaluar.
Sa i përket sistemin të shkarkimit të gazrave Akrapoviç Evolution, ai bën zhurmë normale në kushte normale të vozitjes, ndërsa kur rritet shpejtësia e vozitjes atëherë ky sistem krijon një zhurmë më drastike dhe agresive.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...