18 Tetor 2016 - 13:30
Këto fotografitë, po ashtu tregojnë performancën e stilizimit të mbrojtësve të përparmë dhe të pasmë, transmeton Koha.net.
BMW M5 i ri pritet të zbulohet në formë të para-prodhimit në panairin e veturave në Gjenevë, e cila do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.
BMW planifikon që këtë model pas prezantimit ta lansojë më herët për dallim siç ka bërë me gjeneratat e mëparshme. M5 i ri do të dalë për shitje në muajt e ardhshëm.
Gjithashtu, raportohet se M5 i ri do të vijë më i fuqishëm dhe me shumë përmirësime, në krahasim me paraardhësit e tij.
BMW M5 i ri po ashtu pritet që të vijë me motor më të fuqishëm sesa rivali i tij më i afërt, Mercedes-AMG E63, i cili ka motor benzinë 4.4-litër V8 me kapacitet prej 603 kuajfuqi në kombinim me marshin me shtatë shpejtësi e me koplung të dyfishtë.
BMW M5 2017 besohet se do të jetë modeli i parë jo-SUV M me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat. Është kuptuar se BMW është duke u koncentruar në bërjen M5 të ri më të përshtatshëm për vozitje, me më shumë përmirësime mekanike falë sistemit të tërheqjes në të gjitha rrotat, xDrive.
BMW M5 2017 në version me sistemin e tërheqjes xDrive, pritet të dalë për shtije me çmim fillestar prej 75 mijë funte.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...