Audi zbulon modelin dhe emrin e veturës së saj të parë EV [foto]

18 Tetor 2016 - 12:40      

Audi ka konfirmuar se vetura e saj e parë elektrike do të mbajë emrin e-tron.

Kreu i kompanisë Audi, Rupert Stadler, ka konfirmuar për revistën e njohur “Autocar” se së shpejti do të vijë një SUV elektrik i cili do të sjellë nomenklaturën e re dhe të thjeshtë, transmeton Koha.net.

“Këtë SUV lirisht mund ta krahasojmë me Audinë e parë Quattro, i cili ishte i njohur thjeshtë si Quattro. Në një afat të gjatë emri e-tron do të qëndrojë për strukturën e pastër të veturave elektrike”, ka thënë Stadler.

Sikur me emrin Quattro, megjithatë, Stadler konfirmoi se emri e-tron më pas do të paraqitet në kombinim me shumë nomenklatura të modeleve të Audisë. “Do të kemi modele me emra të zakonshëm, për shembull A6 e-tron, A7 e-tron, A8 e-tron dhe kështu me rrallë”, shtoi ai.

e-tron i ri pritet që të shfaqet në rrugë në fillim të vitit 2018, ndërsa për nga estetika do të bazohet në konceptin e vitit të kaluar po me të njëjtin emër. Po ashtu, thuhet se ky SUV EV do të vijë me dy motorë elektrikë dhe do të ketë autonominë deri në 500 kilometra.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...