Veturat më të mira të vitit

18 Tetor 2016 - 10:06      

Consumer Reports, një organizatë jo qeveritare e cila merret me vlerësimin e produkteve të ndryshme, këtë vit në bashkëpunim me ekspertët e automobilizmit kanë kryer një hulumtim të tregut të veturave në SHBA.

Ata kanë krijuar një listë të veturave më të mira, të cilat disa prej tyre gjenden edhe në tregun europianë.

Në listën e ashtuquajtur Consumer Reports Top Picks përfshihen modelet e të gjitha segmenteve, transmeton Koha.net. Përzgjedhja e këtyre modeleve është bërë në bazë të rezultateve të testeve gjithëpërfshirëse, testit të sigurisë si dhe testit të përplasjes.

Consumer Reports këtë vit ka përzgjedhur 10 veturat më të mira, shtatë prej të cilave janë nga Japonia dhe një nga Korea. Dy të tjera janë nga Amerika dhe asnjë nga Europa.

Në vijim po ju paraqesim listën e veturave më të mira në Amerikë:

Vetura më e mirë e madhësisë së mesme: Toyota Camry


Vetura më e mirë e vogël: Honda Fit/Jazz


Vetura Compact më e mirë: Subaru Impreza


SUV më i mirë luksoz: Lexus RX


Vetura sportive më e mirë me çmim deri në 40 mijë dollarë: Mazda MX-5


SUV më i mirë i vogël: Subaru Forester


SUV më i mirë i madhësisë së mesme: Kia Sorento


Furgoni më i mirë: Toyota Sienna


Pick-up më i mirë: Ford F-150


Vetura më e mirë e madhe: Chevrolet Impala

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...