17 Tetor 2016 - 21:48
Uebfaqja “Autoevolution” sot ka shkruar për këtë garë ilegale duke përshkruar aksidentin e BMW-së së njohur E36 3 Series gjatë garës me Volkswagen Golf 4, që ishte fituesja e garës “Drag Race” të mbajtur sivjet në Kosovë.
Aksident i rëndë në autostradën “Prishtinë-Podujevë” gjatë një gare ilegale [video]
Kjo faqe ka përmendur faktet se të gjithë duhet t’i dinë rreziqet nga këto aktivitete, por pavarësisht tyre disa adhurues të shpejtësisë ndjekin emocionet.
“Ata zgjedhin të ndjekin emocionet e tyre sikur të ishin fëmijë dhe i realizojnë ato, e që lehtë mund të shkojë në përplasje siç ajo që kemi këtu”, thuhet në përshkrim të një videoje nga ky medium.
“Autoevolution” ka publikuar dy video të këtij aksidenti të rëndë. Një nga to është nga një kamerë e Golfit që incizoi pamjen nga prapa.
Pamje nga ky aksident janë shpërndarë edhe në forumin “carbuzz”.
Kjo veprimtari është e sanksionueshme me ligj në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...