Rrjedhin detaje të Mini Countryman E

17 Tetor 2016 - 16:37      

Mini është gati për të hyrë në tregun e automobilave hibridë me gjeneratën e dytë të modelit më të madh Countryman.

Automobili i parë hibrid nga Mini do të marrë prapashtesën “E”, sipas një paralajmërimi të fundit.

Mini nuk ka dhënë shumë detaje, por pritet që automobili të përdorë motorët elektrikë në pjesën e pasme, ndërsa atë me djegie përpara.

Modeli ekologjik mund të arrijë shpejtësinë deri në 125 kilometra për orë nën modulin elektrik.

Besohet se Countryman E do të përdorë motorin e BMW 225xe të prezantuar vitin e shkuar 1.5-litërsh me tre cilindra. Ai mund të ofrojë deri 224 kuajfuqi në kombinim me motorët elektrikë.

Countryman E pritet të dalë në shitje vitin e ardhshëm.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...