Ju prezantojmë serinë e veçantë të BMW M4 [foto]

17 Tetor 2016 - 12:07      

Në kampionatin DTM të sivjetmë, shoferi i njohur Marco Wittmann ka marrë titullin kryesor për herë të dytë, duke vozitur modelin BMW M4 DTM.

Tani, kompania prestigjioze BMW për këtë rast prezanton serinë e re të veçantë të modelit M4 Coupe, të quajtur M4 DTM Champion Edition 2016, transmeton Koha.net. Kjo seri e veçantë është e kufizuar në vetëm 200 njësi, ndërsa çmimi për një njësi në Gjermani është 148.500 euro.

BMW M4 DTM Champion Edition 2016 ka marrë 69 kuajfuqi shtesë për dallim nga modeli standard, që do të thotë se tani është me kapacitet prej 500 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 305 km/h.

Ky M4 DTM thuhet se është në dispozicion vetëm në ngjyrë të bardhë e me shirita të BMW Motorsport. Po ashtu disa pjesë të aerodinamikës së këtij modeli të ri janë të bërë nga fibra të karbonit (spoiler i përparmë, pragjet, pasqyrat, difuzer i pasmë, spoiler i pasmë...).

BMW M4 DTM Champion Edition 2016 vjen me sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani, rrotat me diametër prej 19-inç me ngjyrë mat gri e me goma Michelin Pilot Sport Cup 2 265/35 R19 të përparme dhe 285/30 R20 të pasme, frenat M nga karbon-keramik, amortizatorët e rregullueshëm, si dhe me disa elemente nga plastike të forcuar me fibra të karbonit.

Ndërkaq, sa i përket interierit, ky M4 DTM vjen me ulëset M Carbon prej lëkure të kombinuar Alcantara/Merin, timon M Sport, si dhe me kafazin për siguri në pjesën e pasme.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...