15 Tetor 2016 - 18:18
Block është i njohur për videot e tij duke bërë “drifting”, përmes të cilave ai i argëton fansat e tij në mbarë botën, ndërsa kësaj here ai është marrë me modifikimin e Ford Mustang të 1965-ës, Hoonicorn V2, transmeton Koha.net. Ai së pari ka nisur modifikimin e motorit atmosferik 6.7-litër V8 me kapacitet prej 845 kuajfuqi. Tani, kjo fuqi është përforcuar në 1400 kuajfuqi, falë dy Turbo-mbushësve.
Hoonicor V2 si karburant përdor metanolin. Për turbinat dhe sistemin e shkarkimit të gazrave shërbejnë vrimat në kapakun e motorit, ku, siç mund të shohim nga fotoja, nxjerr edhe zjarr.
Ken Block, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “ndoshta pak e kam tepruar me kuajfuqitë, por vozitja e kësaj ‘bishe’ të fut frikën deri në palcë”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...