Vjen modeli unik i Aston Martinit i frymëzuar nga një jaht [foto]

12 Tetor 2016 - 09:32      

Kompania britanike e njohur e veturave luksoze, Aston Martin, ka prezantuar modelin e saj të ri unik Vanquish Volante në version kabrio, të cilin e ka krijuar departamenti Q i saj.

Ky kabrio luksoz është i frymëzuar nga jahti AM37 Powerboat, produkt i kompanisë Quintessence Yachts, transmeton Koha.net. Vanquish Volante kabrio, njëjtë sikurse jahti i përmendur, vjen me eksterier me ngjyrë të kaltër dhe interier, prej lëkure, me ngjyrë të kombinuar - bardhë e të kafenjtë.

Aston Martin nuk ka zbuluar shumë detaje, por motorin vazhdon ta ketë të njëjtë – 5.9-litër V12 me kapacitet prej 568 kuajfuqi e me sistemin e tërheqjes në rrotat e pasme dhe është në kombinim me marshin automatik me tetë shpejtësi.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë, ky kabrio unik e arrin për vetëm 3,8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 317 km/h.

Sa i përket çmimit, ndonjë informacion zyrtar në lidhje me çmim nuk ka por disa medie thonë se Aston Martin Vanquish Volante kabrio kushton diku rreth 350 mijë dollarë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...