11 Tetor 2016 - 11:38
Sipas shumë entuziastëve të automobilave, versioni Audi 80 (B4) kabrio është bukuria e fundit me karizmin e saj para ardhjes së serisë A4, transmeton Koha.net. Një veturë e tillë ka qenë pronë e princeshës së Britanisë, Lady Diana, e cila është ka dalë për shitje në shtëpinë e ankandit, Silverstone Auctions.
Çmimi fillestar i kësaj veture, e cila është në gjendje shumë të mirë, prej rreth 60 deri 70 mijë euro nuk është edhe aq i madh duke pasur parasysh se pronari i saj i parë ishte Princesha e Uellsit, një nga femrat më me ndikim në shekullin 20-ë.
Këtë Audi 80 kabrio Lady Di e ka blerë në vitin 1994 dhe atë e ka vozitur vetëm 6.430 kilometra, ndërsa pas dy pronarëve të tjerë kjo veturë sot ka të kaluara 43.460 kilometra.
Ky kabrio ka motor 2.3-litër me pesë cilindra në kombinim me marshin automatik, eksterier me ngjyrë të gjelbër metalike dhe dritat ndriçuese, ndërsa interieri është me ngjyrë krem.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...