10 Tetor 2016 - 11:27
Në të vërtetë, Brabus ofron modelin e popullarizuar Mercede Sprinter, në version të ashtuquajtur Conference Lounge, transmeton Koha.net. Duke iu referuar fjalës Lounge, duket se Brabus po na ofron diçka të këndshme e hapësirë më të madhe që kemi parë ndonjëherë.
Lirisht mund të themi se ky Sprinter është “zyre super luksoze në rrota”, e cila përfshinë çdo gjë që mund të ketë nevojë një biznesmen.
Mercedes Sprinter Conference Lounge, përveç pajisjeve standarde të një limuzine biznesi, vjen edhe me dritat Bi-Xenon, logjistikën elektronike të sigurisë, ulëset me nxehje dhe amortizatorët me ajër.
Ky kombi karakterizohet edhe me ulëset e veshur me lëkurë në kabinë, çatinë e veshur me lëkurë Alcantara si dhe një tavolinë për konferencë. Përveç sistemit Infotainment, po ashtu ka edhe dy televizorë, një tablet 10-inç, Apple TV, player-in BluRay, kondicioner, ndriçim i ambientit, si dhe frigorifer.
Sa i përket eksterierit, Brabus ka zgjedhur një shije të mirë. Përveç përmirësimeve në trupin e këtij Mercedes Sprinter Conference Lounge dhe xhamat e errët, modifikimet përfshijnë edhe rrotat me diametër prej 18-inç.
Brabus këtij modeli të veçantë, Mercedes Sprinter Conference Lounge, ia ka vënë një çmim prej 250 mijë euro.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...