Caterham Seven me pamje të veçantë [foto]

9 Tetor 2016 - 11:53      

Kompania britanike e specializuar për ndërtimin e veturave të lehta sportive, Caterham, ka përgatitur pamje të veçantë për modelin e saj me dy ulëse, Seven.

Caterham, pamjen e re të veçantë për Seven e ka ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë Harrods, një kompani e cila ka një rrjet të madh dyqanesh në Britani, transmeton Koha.net.

Pamja e re e këtij modeli është e bazuar në versionin 420S, i cili ka motor 2.0-litër me kapacitet prej 210 kuajfuqi.

Caterham Seven Harrods Special Edition, ndër të tjera, karakterizohet me eksterier me ngjyrë të gjelbër Harrods, shiritat me ngjyrë të bardhë, interier prej lëkure Butterscotch, logon Harrods në ulëset, etj.

Caterham Seven i tillë kushton 60 mijë funte.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...